Psalms 146 Cross References - Albanian

1 Aleluja. Shpirti im, lëvdo Zotin. 2 Unë do ta lëvdoj Zotn deri sa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime. 3 Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë. 4 Kur fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken. 5 Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij, 6 që ka krijuar qiejtë dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë, 7 që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve. Zoti çliron të burgosurit. 8 Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti ngre ata që janë rrëzuar, Zoti i do të drejtët. 9 Zoti mbron të huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve. 10 Zoti mbretëron përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja.

Genesis 1:1

1 Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

Genesis 2:7

7 Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.

Genesis 3:19

19 do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh".

Genesis 6:17

17 Dhe ja, unë vet kam për të sjellë përmbytjen e ujërave mbi tokë, për të shkatërruar nën qiellin çdo mish që ka shenjë jete; çdo gjë që ndodhet mbi tokën ka për të vdekur.

Genesis 32:24-29

24 Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim. 25 Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijes së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij. 26 Dhe ai tha: "Lërmë të shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu përgjegj: "Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!". 27 Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjegj: "Jakob". 28 Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar". 29 Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjegj: "Pse e do emrin tim?".

Genesis 50:17

17 "Kështu do t'i thoni Jozefit: "Falu vëllezërve të tu të keqen që të kanë bërë, mëkatin e tyre, sepse të kanë bërë keq". Falu, pra, tani krimin shërbëtorëve të Perëndisë të atit tënd". Jozefi qau kur i folën kështu.

Exodus 3:6

6 Pastaj tha dhe këto fjalë: "Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit". Dhe Moisiu fshehu fytyrën e tij, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë.

Exodus 15:18

18 Zoti do të mbretërojë gjithnjë, përjetë".

Exodus 20:11

11 sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.

Exodus 22:21-22

21 Mos keqtrajto të huajin dhe mos e mundo, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit. 22 Nuk do të mundosh asnjë grua të ve, as asnjë jetim.

Deuteronomy 7:9

9 Prano, pra, që Zoti, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij,

Deuteronomy 10:18-19

18 që u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, që e do të huajin dhe i jep bukë dhe veshje. 19 Duajeni, pra, të huajin, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.

Deuteronomy 16:11

11 Dhe do të gëzosh përpara Zotit, Perëndisë tënd, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, Leviti që ndodhet brenda portave të tua, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen në mes teje, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.

Deuteronomy 33:3

3 Me siguri ai i do popujt; të gjithë shenjtorët e tij janë në duart e tua; ata janë ulur në këmbët e tua, secili i dëgjon fjalët e tua.

Deuteronomy 33:29

29 Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta".

2 Samuel 15:31

31 Dikush erdhi t'i thotë Davidit: "Ahithofeli figuron me Absalomin në mes të komplotistëve". Davidi tha: "O Zot, të lutem, bëji të kota këshillat e Ahithofelit!".

2 Samuel 17:23

23 Kur Ahithofeli pa që këshilla e tij nuk ishte ndjekur, shaloi gomarin dhe shkoi në shtëpinë e vet në qytetin e tij. Vuri në rregull gjërat e shtëpisë dhe vari veten. Kështu vdiq dhe u varros në varrin e të atit.

Esther 5:14

14 Aëherë bashkëshortja e tij Zeresh dhe tërë miqtë e tij i thanë: "Të përgatitet një trekëmbësh i lartë pesëdhjetë kubitë; nesër në mëngjes i thuaj mbretit që aty të varet Mardokeu; pastaj shko i kënaqur në banket me mbretin". Kjo gjë i pëlqeu Hamanit, që bëri të përgatitet trekëmbëshi.

Esther 7:10

10 Kështu Hamanin e varën në trekëmbëshin që kishte përgatitur për Mardokeun. Dhe zemërimi i mbretit u qetësua.

Esther 9:25

25 Por kur Esteri u paraqit para mbretit, ky urdhëroi me shkrim që komploti i keq që Hamani kishte kurdisur kundër Judejve të binte mbi kryet e tij dhe që ai dhe bijtë e tij të vareshin në trekëmbësh.

Job 5:12-14

12 I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre; 13 i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym. 14 Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë;

Job 14:10

10 Njeriu përkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirë për dhe; kur është duke nxjerrë frymën e fundit, ku është, pra?

Job 14:21

21 Në rast se bijtë e tij janë të nderuar, ai nuk e di; po të jenë të përbuzur, ai nuk e vë re.

Job 17:1

1 "Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret.

Job 17:11

11 Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër.

Job 27:3

3 deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime,

Job 38:8-11

8 Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës, 9 kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena? 10 Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta, 11 dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"?

Psalms 9:16

16 Zoti u bë i njohur me anë të gjykimit që ka dhënë; i pabesi u kap në lakun e veprës së duarve të tij. (Interlud. Sela)

Psalms 10:14-15

14 Por ti e ke parë, sepse ti vëren me kujdes ligësinë dhe pikëllimin, për ta larë më pas me dorën tënde; fatkeqi i ka shpresat te ti; ti je ai që ndihmon jetimin. 15 Thyeja krahun të pabesit dhe të ligut; në rast se ti do të kërkosh ligësinë e tij, nuk do ta gjesh më. 16 Zoti është mbret përjetë; kombet janë zhdukur nga toka e tij.

Psalms 10:18

18 për t'i dhënë të drejtë jetimit dhe të pikëlluarit, me qëllim që njeriu i krijuar nga dheu të mos kallë më tmerr.

Psalms 11:7

7 Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij.

Psalms 12:5

5 "Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t'i shpëtoj nga ata që u zënë pusi".

Psalms 18:26

26 Ti tregohesh i pastër me atë që është i pastër dhe i dinak me të ligun,

Psalms 33:6

6 Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.

Psalms 33:10

10 Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.

Psalms 33:12

12 Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.

Psalms 39:7

7 Por tani, o Zot, çfarë pres? Shpresa ime është te ti.

Psalms 46:7

7 Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

Psalms 46:11

11 Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

Psalms 60:11

11 Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut.

Psalms 62:9

9 Me siguri, njerëzit e shtresës së ulët nuk janë veçse avull dhe njerëzit e shtresës së lartë nuk janë veçse gënjeshtarë; po t'i vësh mbi peshore të gjithë së bashku janë më të lehtë se vetë avulli.

Psalms 63:4

4 Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.

Psalms 68:5

5 Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave. 6 Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.

Psalms 71:5

5 Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.

Psalms 71:14-15

14 Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër. 15 Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.

Psalms 72:4

4 Ai do t'u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin.

Psalms 83:13-17

13 O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës. 14 Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet, 15 kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd. 16 Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot. 17 U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;

Psalms 84:8

8 O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjo lutjen time; vëri veshin, o Perëndi i Jakobit. (Sela)

Psalms 84:12

12 O Zot i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti!

Psalms 89:2

2 Sepse kam thënë: "Mirësia jote do të ekzistojë përjetë, ti do të vendosësh besnikërinë tënde në vetë qiejtë".

Psalms 89:33

33 por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët.

Psalms 90:3

3 Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve".

Psalms 95:5

5 I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.

Psalms 98:3

3 Ai ka mbajtur mend mirësinë e tij dhe besnikërinë e tij për shtëpinë e Izraelit; të tëra skajet e tokës kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë.

Psalms 100:5

5 Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.

Psalms 103:1

1 Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.

Psalms 103:6

6 Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve.

Psalms 103:22-104:1

22 Bekoni Zotin, ju, të gjitha veprat e tij, në të tëra vendet e sundimit të tij. Shpirti im, beko Zotin!

Psalms 104:29

29 Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.

Psalms 104:33

33 Unë do t'i këndoj Zotit deri sa të kem jetë; do t'i këndoj lavde Perëndisë tim deri sa të jem.

Psalms 104:35

35 Le të zhduken mëkatarët nga toka dhe të pabesët mos qofshin më. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.

Psalms 105:17-20

17 Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav. 18 I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri. 19 Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë. 20 Atëherë mbreti dërgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dërgoi ta çlironin,

Psalms 105:45

45 me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t'u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.

Psalms 107:9-10

9 Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur. 10 Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhira,

Psalms 107:14-16

14 i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre. 15 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve, 16 sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri.

Psalms 108:12

12 Na ndihmo ti kundër kundërshtarëve, sepse ndihma e njeriut është e kotë.

Psalms 115:15

15 Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.

Psalms 117:2

2 Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.

Psalms 118:8-9

8 Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut. 9 Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'u kesh besim princave.

Psalms 136:5-6

5 atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 6 atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

Psalms 136:25

25 Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

Psalms 142:7

7 Më nxirr nga burgu që të mund të kremtoj emrin tënd. Të drejtët do të mblidhen tok rreth meje, sepse ti do të më mbushësh me të mira".

Psalms 144:15

15 Lum ai popull që është në gjendje të tillë, lum ai popull që ka për Perëndi Zotin.

Psalms 145:1-2

1 Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë. 2 Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë.

Psalms 145:13

13 Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi. 14 Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar. 15 Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur. 16 Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë.

Psalms 145:20

20 Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët.

Psalms 147:6

6 Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.

Psalms 147:12

12 Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.

Psalms 148:5-6

5 Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan. 6 Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.

Proverbs 4:19

19 Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t'i rrëzojë.

Proverbs 8:28-29

28 kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës, 29 kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,

Proverbs 15:25

25 Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve.

Proverbs 22:22-23

22 Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta, 23 sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t'u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.

Proverbs 23:10-11

10 Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve, 11 sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.

Ecclesiastes 12:7

7 dhe pluhuri t'i kthehet tokës siç ishte më parë dhe fryma t'i kthehet Perëndisë që e ka dhënë.

Isaiah 2:22

22 Mos kini më besim te njeri, në flegrat e të cilit nuk ka veç se një frymë; si mund të mbështetesh te ai?

Isaiah 9:4

4 aaa see Sepse ti ke thyer zgjedhën që rëndonte mbi të, shkopin mbi kurrizin e tij dhe shufrën e atij që e shtypte, si në ditën e Madianit.

Isaiah 9:7

7 aaa see Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.

Isaiah 12:6

6 Bërtit dhe ngazëllohu nga gëzimi, o banore e Sionit, sepse i madh është i Shenjti i Izraelit në mes tuaj".

Isaiah 31:3

3 Por Egjiptasit janë njerëz dhe jo Perëndi, kuajt e tyre janë mish dhe jo frymë. Kur Zoti do të shtrijë dorën e vet, mbrojtësit do t'i merren këmbët dhe i mbrojturi do të rrëzohet, do të vdesin të gjithë bashkë.

Isaiah 35:5

5 Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve;

Isaiah 37:6

6 Dhe Isaia u tha atyre: "Këtë do t'i thoni zotit tuaj: Kështu thotë Zoti: Mos ki frikë për shkak të fjalëve që dëgjove, me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë më kanë fyer.

Isaiah 40:9

9 O Sion, ti që sjell lajmin e mirë, ngjitu mbi një mal të lartë! O Jeruzalem, ti që sjell lajmin e mirë, ngrije zërin me forcë! Ngrije zërin, mos ki frikë! Thuaju qyteteve të Judës: "Ky është Perëndia juaj!".

Isaiah 42:16

16 Do t'i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t'i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t'i braktis.

Isaiah 42:18

18 O të shurdhër, dëgjoni; o të verbër, shikoni dhe keni për të parë!

Isaiah 52:7

7 Sa të bukura janë mbi malet këmbët e lajmëtarit që sjell lajme të mira që njofton paqen, që sjell lajme të bukura mbi gjëra të mira, që shpall shpëtimin, që i thotë Sionit: "Perëndia yt mbretëron!".

Isaiah 61:1

1 Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t'u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre

Jeremiah 10:11-12

11 Kështu do t'u thoni atyre: "Perënditë që nuk kanë bërë qiejt dhe tokën do të zhduken nga toka dhe nën qiellin". 12 Ai bëri tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinë e tij.

Jeremiah 17:5-6

5 Kështu thotë Zoti: "Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën nga mishi krahun e tij, dhe zemra e të cilit largohet nga Zoti! 6 Ai do të jetë si një brukë në shkretëtirë; kur vjen e mira, nuk ka për ta parë. Do të banojë në vende të thata në shkretëtirë, në një tokë të kripur pa banorë. 7 Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti! 8 Ai do të jetë si një pemë i mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndjejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte.

Jeremiah 31:14

14 Do të ngop shpirtin e priftërinjve me të madhe dhe populli im do të mbushet me të mirat e mia", thotë Zoti.

Jeremiah 32:17

17 "Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.

Jeremiah 49:11

11 Lëri jetimët e tu, unë do t'i ruaj të gjallë në jetë dhe gratë e tua të veja le të kenë besim tek unë".

Lamentations 4:20

20 Fryma e flegrave tona, i vajosuri i Zotit është marrë në gropat e tyre, ai për të cilin thoshim: "Në hijen e tij do të jemi midis kombeve".

Daniel 2:44

44 Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t'i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë,

Daniel 5:23

23 përkundrazi je ngritur kundër Zotit të qiellit, urdhërove të të sjellin përpara vazot e tempullit të tij, dhe me to keni pirë verë ti dhe të mëdhenjtë e tu, bashkëshortet e tua dhe konkubinat e tua. Përveç kësaj ke lëvduar perënditë prej argjendi, prej ari, prej bronzi, prej druri e guri, që nuk shohin, nuk dëgjojnë dhe nuk kuptojnë, dhe nuk ke përlëvduar Perëndinë, në dorën e të cilit është fryma jote jetësore dhe të cilës i përkasin tërë rrugët e tua.

Daniel 6:26

26 Unë dekretoj që në të gjithë sundimin e mbretërisë sime të dridhen dhe të kenë frikë para Perëndisë të Danielit, sepse ai është Perëndia i gjallë që ekziston përjetë. Mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet kurrë dhe sundimi i tij nuk do të ketë fund kurrë.

Daniel 7:14

14 Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t'i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë".

Daniel 9:4

4 Kështu bëra lutjen time dhe rrëfimin tim Zotit, Perëndisë tim, duke thënë: "O Zot, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm, që e ruan besëlidhjen tënde dhe dhembshurinë tënde me ata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua,

Hosea 14:3

3 Asiria nuk do të na shpëtojë, nuk do të hipim më mbi kuaj dhe nuk do t'i themi më veprës së duarve tona: "Ti je perëndia ynë", sepse pranë teje jetimi gjen dhemshuri".

Joel 3:17

17 "Atëherë ju do të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që banon në Sion, mali im i shenjtë. Kështu Jeruzalemi do të jetë i shenjtë dhe të huajt nuk do të kalojnë më andej".

Micah 7:20

20 Ti do t'ia tregosh besnikërinë tënde Jakobit dhe dhemshurinë tënde Abrahamit, siç iu betove etërve tanë qysh në kohërat e lashta.

Zechariah 9:11-12

11 Sa për ty, për shkak të gjakut të besëlidhjes sime me ty, i çlirova robërit e tu nga gropa pa ujë. 12 Kthehuni në fortesë, o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin.

Malachi 3:5

5 Kështu unë do t'ju afrohem për gjykim dhe do të jem një dëshmitar i gatshëm kundër magjistarëve, kundër shkelësve të kurorës, kundër atyre që bëjnë betime të rreme, kundër atyre që vjedhin mëditjen e punëtorit, që shtypin të venë dhe jetimin, që dëbojnë të huajin dhe nuk më kanë frikë", thotë Zoti i ushtrive.

Matthew 9:30

30 Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ''Ruhuni se mos e merr vesh njeri''.

Matthew 11:5

5 Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.

Luke 1:53

53 i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.

Luke 4:18

18 ''Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit,

Luke 9:17

17 Dhe të gjithë hëngrën e u ngopën; nga copat që tepruan mblodhën dymbëdhjetë shporta.

Luke 13:11-13

11 Dhe ja, ishte një grua, e cila prej tetëmbëdhjetë vjetësh kishte një frymë lëngate, dhe ajo ishte krejt e kërrusur dhe në asnjë mënyrë nuk drejtohej dot. 12 Dhe kur Jezusi e pa, e thirri pranë vetes dhe i tha: ''O grua, ti je e liruar nga lëngata jote''. 13 Dhe i vuri duart mbi të dhe ajo u drejtua menjëherë, dhe përlëvdonte Perëndinë.

Luke 18:41-42

41 duke thëne: ''Çfarë dëshiron të bëj për ty?''. Dhe ai tha: ''Zot, të rimarr dritën e syve''. 42 Dhe Jezusi i tha: ''Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi''.

John 1:3

3 Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.

John 9:7-33

7 Pastaj i tha: ''Shko, lahu në pellgun e Siloamit'' (që do të thotë: dërguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë. 8 Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: ''A s'është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?''. 9 Disa thoshnin: ''Ai është''. Të tjerë: ''I përngjan atij''. Dhe ai thoshte: ''Unë jam''. 10 I thanë pra: ''Si të janë hapur sytë?''. 11 Ai u përgjigj dhe tha: ''Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m'i leu sytë dhe më tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unë shkova atje, u lava dhe m'u kthye drita e syve''. 12 Dhe ata i thanë: ''Ku është ai?''. Ai u përgjigj: ''Nuk e di''. 13 Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër. 14 Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë. 15 Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: ''Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh''. 16 Atëherë disa farisenj thanë: ''Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën!''. Të tjerë thoshnin: ''Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?''. Dhe kishte përçarje midis tyre. 17 E pyetën, pra, përsëri të verbrin: ''Po ti, ç'thua për atë për faktin që t'i ka hapur sytë?''. Ai tha: ''Éshtë një profet''. 18 Por Judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se kishte fituar dritën e syve, derisa thirrën prindërit e atij që kishte fituar dritën e syve. 19 Dhe i pyetën ata: ''A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh tani?''. 20 Prindërit e tij, duke u përgjigjur atyre, thanë: ''E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër, 21 por ne nuk dimë se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytë; pyeteni atë; ai moshë ka, do t'ju flasë për veten e vet''. 22 Këto thanë prindërit e tij, sepse kishin frikë nga Judenjtë; sepse Judenjtë kishin vendosur që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin si Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga. 23 Prandaj prindërit e tij thanë: ''Moshë ka, pyeteni atë''. 24 Atëherë ata e thirrën përsëri njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: ''Jepi lavdi Perëndisë; ne e dimë se ai njeri është mëkatar''. 25 Ai atëherë u përgjigj dhe tha: ''Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh''. 26 E pyetën përsëri: ''Ç'të bëri? Si t'i ka hapur sytë?''. 27 Ai u përgjigj atyre: ''Unë tashmë ua kam thënë dhe ju nuk keni dëgjuar; pse doni ta dëgjoni përsëri? Doni ndoshta të bëheni edhe ju dishepuj të tij?''. 28 Por ata e fyen dhe thanë: ''Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj të Moisiut! 29 Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut; sa për atë, nuk e dimë se nga është''. 30 Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: ''E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m'i hapi sytë! 31 Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon! 32 Që prej fillimit të botës nuk është dëgjuar që dikush t'ia ketë hapur sytë një të linduri të verbër. 33 Po të mos ishte ky nga Perëndia, nuk do të mund të bënte asgjë''.

John 10:34

34 Jezusi u përgjigj atyre: ''A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë thashë: Ju jeni perëndi"?

John 14:21-23

21 Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t'i dëftehem atij''. 22 Juda, jo Iskarioti, i tha: ''Zot, si vallë do të na dëftehesh neve dhe jo botës?''. 23 Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai.

John 16:27

27 Ati vetë në fakt ju do, sepse ju më deshët mua dhe keni besuar se unë dola nga Perëndia.

Acts 5:19

19 Por një engjëll i Zotit, natën, i hapi dyert e burgut dhe, si i nxori jashtë, tha:

Acts 14:15

15 ''O burra, pse bëni këto gjëra? Edhe ne jemi njerëz me të njëjtën natyrë si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirë, që ju nga këto gjëra të kota të ktheheni te Perëndia e gjallë që ka bërë qiellin, dheun, detin dhe të gjitha gjërat që janë në ta.

Acts 16:26

26 Befas u bë një tërmet i madh, saqë u tundën themelet e burgut; dhe në atë çast u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat.

Acts 26:18

18 që t'u çelësh sytë atyre dhe t'i kthesh nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe një trashëgim midis të shenjtëruarve".

1 Corinthians 2:6

6 Dhe ne flasim dituri në mes njerëzish të pjekur, por jo diturinë e kësaj kohe dhe as të pushtetarëve të kësaj kohe, që nuk arrin asgjë,

1 Corinthians 3:19

19 Sepse dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë, sepse është shkruar: ''Ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre'';

2 Corinthians 7:6

6 Por Perëndia, që ngushëllon të pikë-lluarit, na ngushëlloi me ardhjen e Titit,

Ephesians 1:18

18 dhe cila është madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë sipas veprimit të forcës së fuqisë së tij,

Colossians 1:16

16 Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.

Titus 1:2

2 dhe që në kohë të caktuara e shfaqi fjalën e tij me anë të predikimit që m'u besua me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,

Hebrews 6:18

18 Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur, dhe që hyn deri në brendësinë e velit,

James 1:27

27 Sepse në qoftë se në asamblenë tuaj hyn një njeri me një unazë prej ari, me rroba të shkëlqyera, dhe hyn edhe një i varfër me një rrobë të fëlliqur,

1 Peter 1:21

21 sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë.

1 Peter 2:9

9 Shumë të dashur, unë ju këshilloj, si të huaj dhe shtegtarë, të hiqni dorë nga lakmitë e mishit, që luftojnë kundër shpirtit.

Revelation 7:9-17

9 Dhe thërrisnin me zë të madh, duke thënë: ''Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron dhe i Qengjit''. 10 Dhe të gjithë engjëjt rrinin në këmbë përqark fronit, dhe pleqve dhe katër qenieve e gjalla, dhe ranë përmbys mbi fytyrën e tyre përpara fronit dhe adhuruan Perëndinë, 11 duke thënë: ''Amen! Bekimi, dhe lavdia, dhe dituria, dhe falendërimi, dhe nderimi, dhe fuqia dhe forca janë te Perëndia ynë në shekuj të shekujve. Amen!''. 12 Pastaj një nga pleqtë m'u drejtua, duke më thënë: ''Cilët janë këta që janë veshur me rroba të bardha, dhe nga kanë ardhur?''. 13 Dhe unë i thashë: ''Imzot, ti e di''. Atëherë ai më tha: ''Këta janë ata që kanë ardhur nga shtrëngimi i madh, dhe i kanë larë rrobat e tyre dhe i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit. 14 Prandaj edhe janë përpara fronit të Perëndisë dhe i shërbenin atij ditë e natë në tempullin e tij; dhe ai që rri ulur mbi fron do të banojë në mes tyre. 15 Ata nuk do të kenë më uri, as nuk do të kenë etje, as nuk do t'i godasë më dielli, as kurrfarë vape, 16 sepse Qengji, që është në mes të fronit, do t'i kullosë dhe do t'i çojë te burimet e gjalla të ujërave; dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre''. 17 Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë orë.

Revelation 11:15

15 Atëherë të njëzet e katër pleqtë që rrinin përpara Perëndisë mbi fronet e tyre, ranë përmbys mbi fytyrat e veta dhe adhuruan Perëndinë,

Revelation 14:7

7 dhe thoshte me zë të madh: ''Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi; adhuroni atë që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujërave''.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.