Albanian(i)
2 Turma të mëdha u mblodhën rreth tij kështu që ai hipi mbi një barkë dhe u ul; dhe gjithë populli rrinte në këmbë në breg.
3 Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: ''Ja, një mbjellës doli për të mbjellë.
4 Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën.
5 Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë;
6 por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s'kishte rrënjë.
7 Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën.
8 Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.
9 Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!''.