Luke 2:28-34

Albanian(i) 28 ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë: 29 ''Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate, 30 sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd 31 që ti e përgatite përpara gjithë popujve: 32 dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit''. 33 Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të. 34 Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: ''Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,