Proverbs 8:22-30

Albanian(i) 22 Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta. 23 U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte. 24 Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm. 25 Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave, 26 kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut. 27 Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës, 28 kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës, 29 kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut, 30 unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij;