Luke 22:7-13

Albanian(i) 7 Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës. 8 Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: ''Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë''. 9 Dhe ata e thanë: ''Ku dëshiron ta përgatisim?''. 10 Atëherë ai tha atyre: ''Ja, kur të hyni në qytet, do t'ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë. 11 I thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi të çon fjalë: Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?". 12 Atëherë ai do t'ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet''. 13 Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën.