Job 28:15-19

Albanian(i) 15 Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend. 16 Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin. 17 Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar. 18 Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët. 19 Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.