Job 28:15 Cross References - Albanian

15 Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend.

Job 28:18

18 Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.

Proverbs 3:13-15

13 Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen. 14 Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar. 15 Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

Proverbs 8:10-11

10 Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur, 11 sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

Proverbs 8:17

17 Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.

Proverbs 8:19

19 Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.

Proverbs 16:16

16 Éshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.