8 Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
Psalms 124:8 Cross References - Albanian
Genesis 1:1
1 Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.
Psalms 115:15
15 Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
Psalms 121:2
2 Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
Psalms 134:3
3 Të bekoftë Zoti nga Sioni, ai që ka krijuar qiejtë dhe tokën.
Psalms 146:5-6
Isaiah 37:16-20
16 "O Zot i ushtrive, Perëndi i Izraelit që ulesh midis kerubinëve, ti je Perëndia, ti vetëm, i të gjitha mbretërive të tokës; ti ke bërë qiejtë dhe tokën.
17 Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko. Dëgjo tërë fjalët që Senakeribi ka dërguar të thotë për të fyer Perëndinë e gjallë.
18 Në të vërtetë, o Zot, mbretërit e Asirisë kanë shkatërruar të gjitha kombet dhe vendet e tyre,
19 dhe kanë hedhur në zjarr perënditë e tyre, sepse këto nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njeriut, dru e gur; për këtë arsye i kanë shkatërruar.
20 Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti".
Jeremiah 32:17
17 "Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.
Acts 4:24
24 Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: ''O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,