Psalms 124:1 Cross References - Albanian

1 Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:

Exodus 15:1

1 Atëherë Moisiu dhe bijtë e Izraelit i kënduan këtë kantik Zotit dhe folën duke thënë: "Unë do t'i këndoj Zotit, sepse u lartësua shumë; hodhi në det kuaj dhe kalorës.

Psalms 27:1

1 Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?

Psalms 46:7

7 Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

Psalms 46:11

11 Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

Psalms 54:4

4 Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.

Psalms 56:9

9 Ditën që do të të thërrasë ty, armiqtë e mi do të kthejnë krahët. Këtë e di, sepse Perëndia është për mua.

Psalms 94:17

17 Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.

Psalms 118:6-7

6 Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu? 7 Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t'i shikoj triumfues armiqtë e mi.

Psalms 120:1

1 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.

Psalms 121:1

1 Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?

Psalms 122:1

1 U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".

Psalms 123:1

1 Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejtë.

Psalms 125:1

1 Ata që kanë besim tek Zoti janë si mali i Sionit, që nuk mund të lëvizet, por qëndron përjetë.

Psalms 126:1

1 Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.

Psalms 127:1

1 Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruanë rojet.

Psalms 128:1

1 Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.

Psalms 129:1

1 Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:

Psalms 130:1

1 Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.

Psalms 131:1

1 O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.

Psalms 132:1

1 Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,

Psalms 133:1

1 Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!

Psalms 134:1

1 Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit.

Isaiah 8:9-10

9 Bashkohuni, pra, madje me vrull, o popuj, por do të bëheni copë-copë, dëgjoni, o ju mbarë vënde të largëta. Ngjeshuni, pra, por do të bëheni copë-copë; ngjeshuni, pra, por do të bëheni copë-copë. 10 Bëni, pra, plane, por do të dalin bosh. Thoni një fjalë, por ajo nuk do të realizohet, sepse Perëndia është me ne".

Romans 8:31

31 Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?

Hebrews 13:5-6

5 Kujtoni të parët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë dhe, duke çmuar rezultatin e sjelljes së tyre, merrni si shembull besimin e tyre. 6 Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.