Romans 4:22-25

Albanian(i) 22 Prandaj edhe kjo iu numërua atij për drejtësi. 23 E po nuk u shkrua vetëm për të, që kjo i ishte numëruar, 24 por edhe për ne, të cilëve do të na numërohet, neve që besojmë në atë që ka ringjallur prej të vdekurve Jezusin, Zotin tonë, 25 i cili u dha për shkak të fyerjeve tona dhe u ringjall për justifikimin tonë.