Proverbs 24:3-7

Albanian(i) 3 Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. 4 Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme. 5 Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij. 6 Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja. 7 Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.