Numbers 1:1-10

Albanian(i) 1 Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha: 2 "Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli. 3 Nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që në Izrael mund të shkojnë në luftë; ti dhe Aaroni do t'i regjistroni, grup pas grupi. 4 Dhe me ju do të jetë një burrë për çdo fis, një që të jetë i pari i shtëpisë së atit të tij. 5 Këta janë emrat e burrave që do të jenë me ju. nga Ruben, Elitsur, bir i Shedeurit; 6 nga Simeoni, Shelumieli, bir i Tsurishadait; 7 nga Juda, Nahshoni, bir i Aminadabit; 8 nga Isakari, Nethaneeli, bir i Tsuarit; 9 nga Zabuloni, Eliabi, bir i Helonit; 10 nga bijtë e Jozefit, për Efraimin, Elishama, bir i Amihudit; për Manasën, Gamalieli, bir i Pedahtsurit;