Luke 12:54-57

Albanian(i) 54 Atëherë ai u tha akoma turmave: ''Kur ju shihni një re që ngrihet nga perëndimi menjëherë thoni: "Do të vijë shiu", dhe ashtu ndodh; 55 përkundrazi, kur fryn juga, ju thoni: "Do të bëjë vapë", dhe ashtu ndodh. 56 Hipokritë! Ju dini të dalloni dukurinë e qiellit dhe të tokës, por vallë si nuk dini ta dalloni këtë kohë? 57 Dhe përse nuk gjykoni nga vetë ju ç'është e drejtë?