John 13:3-5

Albanian(i) 3 Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar, dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej, 4 u ngrit nga darka dhe hoqi rrobat e tij, mori një peshqir dhe u ngjesh. 5 Mbasi hodhi ujë në një legen, filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t'ua fshijnte me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur.