Job 19:13-19

Albanian(i) 13 Ai ka larguar nga unë vëllezërit e mi, dhe të njohurit e mi janë bërë plotësisht të huaj me mua. 14 Farefisi im më ka braktisur dhe miqtë e mi të ngushtë më kanë harruar. 15 Shërbëtorët dhe shërbëtoret e mi më trajtojnë si një njeri të huaj, në sytë e tyre jam një i huaj. 16 Thërras shërbëtorin tim, por ai nuk përgjigjet; duhet t'i lutem me gojën time. 17 Fryma ime është e neveritshme për gruan time, dhe jam i neveritshëm edhe për fëmijët e barkut tim. 18 Edhe fëmijët më përçmojnë; në rast se provoj të ngrihem, flasin kundër meje. 19 Tërë miqtë më të ngushtë kanë lemeri prej meje, edhe ata që doja janë ngritur kundër meje.