Job 10:3-7

Albanian(i) 3 A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij? 4 A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu? 5 A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu, 6 sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim, 7 megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?