Isaiah 24:7-12

Albanian(i) 7 Mushti është në zi, vreshti po prishet dhe gjithë zemërgëzuarit psherëtijnë. 8 Gëzimi i dajreve ka marrë fund, zhurma e dëfrimtarëve ka mbaruar, gëzimi i harpës pushoi. 9 Nuk pihet më verë me këngë, pija dehëse është e hidhur për ata që e pijnë. 10 Qyteti i rrëmujës është shkatërruar; çdo shtëpi është e mbyllur që të mos hyjë njeri në të. 11 Nëpër rrugë ka ankime, sepse nuk ka verë; çdo gëzim është zhdukur, hareja është zhdukur nga toka. 12 Në qytet nuk mbetet gjë tjetër veç dëshpërimit, dhe porta është bërë copë-copë dhe është shkatërruar.