Genesis 38:1-10

Albanian(i) 1 Por në atë kohë ndodhi që Juda la vëllezërit e tij dhe shkoi të rrijë me një burrë nga Adullami, që quhej Hirah. 2 Kur Juda pa vajzën e një burri Kananean të quajtur Shua e mori për grua dhe u bashkua me të. 3 Dhe ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ajo e quajti Er. 4 Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ai e quajti Onan. 5 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një bir, të cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte në Kecib kur ajo lindi. 6 Pastaj Juda i dha Erit të parëlindurit të tij, një grua të quajtur Tamara. 7 Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit dhe Zoti e bëri të vdesë. 8 Atëherë Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd". 9 Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij. 10 Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.