Albanian(i)
18 Do të bësh kështu dërrasat e tabernakullit, njëzet dërrasa për anën jugore.
19 Do të vësh dyzet baza argjendi poshtë njëzet dërrasave: dy baza poshtë secilës dërrasë për të dy kllapat e veta.
20 Do të bësh edhe njëzet dërrasa për krahun e dytë të tabernakullit, për anën e tij veriore,
21 dhe dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.
22 Për krahun e pasmë të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, do të bësh gjashtë dërrasa.
23 Do të bësh edhe dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.
24 Ato do të çiftëzohen poshtë dhe do të bashkohen lart me një unazë. Kështu ka për të ndodhur me të dyja dërrasat, që ndodhen në të dy qoshet.
25 Do të ketë, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza poshtë çdo dërrase.