Albanian(i)
1 Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë,
2 sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.
3 Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të.
4 Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;
5 për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,
6 midis të cilëve dikur ecët edhe ju, kur rronit në to.
7 Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.
8 Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij,
9 edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi.
10 Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.