1 Chronicles 6:49-57

Albanian(i) 49 Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e olokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë. 50 Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua, 51 bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah, 52 bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi, 53 bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi. 54 Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve; 55 atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur; 56 por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut. 57 Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,