Ruth 4:17-22

Albanian(i) 17 Fqinjët i vunë një emër dhe thonin: "I lindi një djalë Naomit!". E quajtën Obed. Ai qe ati i Isait, ati i Davidit. 18 Ja pasardhësit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni; 19 Hetsronit i lindi Rami; Ramit i lindi Aminadabi; 20 Aminadabit i lindi Nahshoni; Nahshonit i lindi Salmoni; 21 Salmonit i lindi Boazi; Boazit i lindi Obedi; 22 Obedit i lindi Isai dhe Isait i lindi Davidi.