Romans 7:22-25

Albanian(i) 22 Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm, 23 por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia. 24 Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? 25 I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.