Romans 11:33-36

Albanian(i) 33 O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij! 34 ''Sepse kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij? 35 Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?''. 36 Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen!