Psalms 45:11-16

Albanian(i) 11 dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt. 12 Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua. 13 Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit; rrobat e saj janë të qëndisura me ar. 14 Atë do ta çojnë te mbreti me rroba të qëndisura, të shoqëruar nga virgjëresha shoqe të saj, që do të të paraqiten ty. 15 Ato do t'i çojnë me gëzim dhe hare dhe do të hyjnë në pallatin e mbretit. 16 Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t'i bësh princa për tërë tokën.