Psalms 132:3-8

Albanian(i) 3 "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim; 4 nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia, 5 deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit". 6 Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit. 7 Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij. 8 Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.