Psalms 130:4-8

Albanian(i) 4 Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje. 5 Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij. 6 Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin. 7 O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë. 8 Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.