Psalms 118:19-22

Albanian(i) 19 Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin. 20 Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të. 21 Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im. 22 Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.