Psalms 105:17-22

Albanian(i) 17 Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav. 18 I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri. 19 Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë. 20 Atëherë mbreti dërgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dërgoi ta çlironin, 21 dhe e bëri zot të shtëpisë së tij dhe qeveritar mbi të gjitha pasuritë e tij, 22 për t'i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t'u mësuar pleqve të tij diturinë.