Psalms 103:10-14

Albanian(i) 10 Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona. 11 Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij. 12 Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona. 13 Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij. 14 Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.