Albanian(i)
4 Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;
5 çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.
6 Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.
7 Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;
8 e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.
9 Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?
10 Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur,
11 kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.