Proverbs 6:1-5

Albanian(i) 1 Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj, 2 je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate. 3 Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt. 4 Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua; 5 çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.