Proverbs 26:17-22

Albanian(i) 17 Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen. 18 Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje, 19 kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!". 20 Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund. 21 Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet. 22 Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.