Albanian(i)
38 Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.
39 Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.
40 Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.
41 Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah.
42 U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon.
43 U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth.
44 U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin.
45 U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad.
46 U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim.
47 U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit.
48 U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.
49 Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.