Numbers 26:29-32

Albanian(i) 29 Bijtë e Manasit qenë: nga Makiri, familja e Makiritëve. Makirit i lindi Galaadi; nga Galaadi rrodhi familja e Galaaditëve. 30 Këta janë bijtë e Galaadit: nga Jezeri, familja e Jezeritëve; nga Heleku, familja e Helekitëve; 31 nga Asrieli, familja e Asrielitëve; nga Shekemi, familja e Shekemitëve; 32 nga Shemida, familja e Shemidaitëve; nga Heferi, familja e Heferitëve.