Nehemiah 13:23-29

Albanian(i) 23 Në ato ditë pashë gjithashtu disa Judej që ishin martuar me gra të Ashdodit, të Amonit dhe të Moabit, 24 gjysma e bijve të tyre fliste gjuhën e Ashdodit dhe nuk dinte të fliste gjuhën judaike, por fliste vetëm gjuhën e këtij apo atij populli. 25 Atëherë unë i qortova, i mallkova, rraha disa prej tyre, iu shkula flokët; pastaj i vura që te betohen në emër të Perëndisë se nuk do t'ia jepnin bijat e veta bijve të atyre dhe nuk do të merrnin bijat e tyre për bijtë e vet, as për vete. 26 Dhe thashë: "A nuk mëkatoi, vallë, Salomoni, mbret i Izraelit, për këto gjëra? Megjithatë midis kaq kombeve nuk pati një mbret si ai; e donte Perëndia i tij, dhe Perëndia e kishte vendosur mbret mbi tërë Izraelin; por gratë e huaja e bënë edhe atë të mëkatojë. 27 A duhet, pra, të dëgjojmë për ju se kryeni këtë të keqe të madhe, se mëkatoni kundër Perëndisë tonë, duke u martuar me gra të huaja?". 28 Njeri nga bijtë e Joadas, birit të Elishibit, kryeriftit, ishte dhëndër i Sanballatit, Horonitit; unë e përzura larg vetes. 29 Mbaji mend ata, o Perëndia im, sepse kanë ndotur priftërinë dhe besëlidhjen e priftërisë dhe të Levitëve!