Albanian(i)
47 Prandaj unë po të them se mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak''.
48 Pastaj i tha asaj: ''Mëkatet e tua të janë falur''.
49 Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: ''Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?''.
50 Por Jezusi i tha asaj gruaje: ''Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!''.
8 1 Dhe pas kësaj ndodhi që ai shkonte nëpër qytete dhe nëpër fshatra, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë; me të ishin të dymbëdhjetët,
2 dhe disa gra, të cilat i kishte shëruar nga shpirtërat e këqij dhe nga sëmundjet: Maria, e quajtur Magdalenë, prej së cilët pati dëbuar shtatë demonë,
3 Joana, gruaja e Kuzës, administratorit të Herodit, Suzana dhe shumë të tjera të cilat e ndihmonin atë me pasuritë e tyre.