John 2:2-6

Albanian(i) 2 Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë. 3 Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: ''Nuk kanë më verë!''. 4 Jezusi i tha: ''Ç'ke me mua, o grua? Ora ime s'ka ardhur akoma!''. 5 Nëna e tij u tha shërbëtorëve: ''Bëni gjithçka që ai t'ju thotë!''. 6 Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.