John 11:33-38

Albanian(i) 33 Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit, 34 dhe tha: ''Ku e keni vënë?''. Ata i thanë: ''Zot, eja e shih!''. 35 Jezusi qau. 36 Atëherë Judenjtë thanë: ''Shih, sa e donte!''. 37 Por disa nga ata thanë: ''Ky, që i hapi sytë të verbërit, s'mund të bënte që ky të mos vdiste?". 38 Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.