Job 34:19-24

Albanian(i) 19 Por ai nuk bën asnjë anësi me të mëdhenjtë dhe as e konsideron të pasurin më tepër se të varfrin, sepse të gjithë janë vepra e duarve të tij. 20 Në një çast ata vdesin; në mesin e natës njerëzia tronditet dhe zhduket, të fuqishmit çohen tutje pa dorë njeriu. 21 Sepse ai i mban sytë te rrugët e njeriut, dhe shikon tërë hapat e tij. 22 Nuk ka terr as hije vdekjeje, ku mund të fshihen njerëzit e këqij. 23 Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri para se ta nxjerrë për gjykim para tij. 24 Ai i ligështon të fuqishmit pa bërë hetim dhe vë të tjerë në vendin e tyre.