Albanian(i)
6 Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.
7 Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.
8 Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin:
9 "Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë.
10 Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;
11 i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia".
12 Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.
13 Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?
14 Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:
15 në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.
16 Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,
17 për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,
18 për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.