Job 30:26-31

Albanian(i) 26 Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira. 27 Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh. 28 Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë. 29 Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin. 30 Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia. 31 Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues.