Job 29:13-18

Albanian(i) 13 Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve. 14 Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë. 15 Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin; 16 isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja. 17 I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij. 18 Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;