Albanian(i)
13 Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi.
14 Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t'u ngopur.
15 Ata që do të mbijetojnë pas tij do të varrosen nga vdekja dhe të vejat e tyre nuk do të qajnë.
16 Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë,
17 ai i grumbullon, por do t'i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajmi.
18 Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar.
19 I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.
20 Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht.
21 Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikën, e fshin nga vendi i tij si një vorbull.
22 Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,
23 njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet".