Job 24:7-10

Albanian(i) 7 E kalojnë natën lakuriq, pa rroba, dhe nuk kanë me se të mbulohen nga të ftohtit. 8 Të lagur nga rrebeshet që vijnë nga malet, për mungesë strehe shtrëngohen pas shkëmbinjve. 9 Të tjerë e rrëmbejnë nga gjiri jetimin dhe marrin pengje nga të varfrit. 10 E detyrojnë të varfrin të shkojë pa rroba dhe u marrin duajt të uriturve.