Job 21:9-13

Albanian(i) 9 Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta. 10 Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar. 11 Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle. 12 Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit. 13 I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol.