Albanian(i)
9 për t'u thënë robërve: "Dilni", dhe atyre që janë në terr: "Shfaquni". Ata do të kullosin gjatë rrugëve dhe në të gjitha lartësitë e braktisura do të kenë kullotat e tyre.
10 Nuk do të kenë as uri as etje, nuk do të goditen më as nga vapa as nga dielli, sepse ai që ka mëshirë për ta do t'i udhëheqë dhe do t'i çojë te burimet e ujit.
11 Do t'i ndryshoj tërë malet e mia në rrugë, dhe rrugët e mia kryesore do të ngrihen.