Isaiah 43:11-15

Albanian(i) 11 Unë, unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër. 12 Unë kam shpallur, kam shpëtuar dhe kam njoftuar; dhe nuk kishte asnjë perëndi të huaj midis jush; prandaj ju jeni dëshmitarët e mi, thotë Zoti, dhe unë jam Perëndi. 13 Para fillimit të kohës unë jam gjithnjë po ai dhe askush nuk mund të çlirojë njeri nga dora ime; kur unë veproj, kush mund të më pengojë?". 14 Kështu thotë Zoti, Çliruesi juaj, i Shenjti i Izraelit: "Për hirin tuaj unë po dërgoj dikë kundër Babilonisë, dhe do të bëj që të ikin të gjithë; kështu Kaldeasit do të ikin me anije duke bërtitur nga dhembja. 15 Unë jam Zoti, i Shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti juaj".