Genesis 36:22-30

Albanian(i) 22 Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna. 23 Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami. 24 Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij. 25 Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut. 26 Këta qenë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani. 27 Këta qenë bijtë e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani. 28 Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani. 29 Këta qenë krerët e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah, 30 kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Këta qenë krerët e Horejve, krerët që ata patën në vendin e Seirit.