Genesis 35:17-26

Albanian(i) 17 dhe gjatë lindjes së vështirë mamia i tha: "Mos ki frikë, sepse edhe këtë herë ke një djalë". 18 Dhe ndërsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin. 19 Kështu Rakela vdiq dhe u varros në rrugën e Efratës (domethënë të Betlemit). 20 Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj një përmendore. Dhe kjo përmendore ekziston ende sot e kësaj dite mbi varrin e Rakelës. 21 Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti çadrën përtej Migdal-Ederit. 22 Dhe ndodhi që, ndërsa Izraeli banonte në atë vend, Rubeni shkoi e ra në shtrat me Bilbah, konkubinën e atit të tij. Dhe Izraeli e mori vesh. 23 Bijtë e Jakobit ishin dymbëdhjetë. Bijtë e Leas ishin: Rubeni, i parëlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni. 24 Bijtë e Rakelës ishin: Jozefi dhe Beniamini. 25 Bijtë e Bilhahut, shërbëtorja e Rakelës, ishin: Dani dhe Neftali. 26 Bijtë e Zilpahës, shërbëtorja e Leas, ishin: Gadi dhe Asheri. Këta janë bijtë e Jakobit që i lindën në Padan-Aram.